Hebrews 5:1-5

Albanian(i) 1 kështu ai mund të ketë dhembshuri për ata që janë të paditur dhe të gënjyer, sepse edhe ai është i veshur me dobësi, 2 dhe për këtë arsye është i detyruar të ofrojë flijime për fajet, si për popullin ashtu edhe për veten e tij. 3 Dhe askush nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, sikurse Aaroni. 4 Kështu edhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë lavdinë që të bëhet kryeprift, por ia dha Ai që i tha: ''Ti je im Bir, sot ti më linde'', 5 dhe ashtu si thuhet diku gjetiu: ''Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut''.