Ezekiel 42:15-20

Albanian(i) 15 Mbasi mbaroi së maturi pjesën e brendshme të tempullit, më nxori nga porta që shikonte nga lindja dhe mati pjesën e rrethuar rreth e qark. 16 Mati anën lindore me kallamin matës: pesëqind kubitë me kallamin matës rreth e qark. 17 Mati anën veriore: pesëqind kubitë me kallamin për matës rreth e qark, 18 Mati anën jugore me kallamin matës: pesëqind kubitë. 19 U kthye nga ana perëndore dhe mati: pesëqind kubitë me kallamin matës. 20 Mati sipërfaqen nga të katër anët: kishte rreth e qark një mur që ishte i gjatë pesëqind kubitë dhe i gjërë pesëqind kubitë, për të ndarë vendin e shenjtë nga ai profan.