Ezekiel 36:10-12

Albanian(i) 10 Do t'i shumoj mbi ju njerëzit, tërë shtëpinë e Izraelit; qytetet do të banohen dhe gërmadhat do të rindërtohen. 11 Do të shumoj mbi ju njerëzit dhe kafshët; do të shumohen dhe do të jenë pjellorë. Do të bëj që të banoheni si në kohrat e kaluara, dhe do t'ju bëj më tepër të mira se sa në fillimet tuaja; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti. 12 Po, do të bëj të ecin mbi ju njerëz, popullin tim të Izraelit; ata do t'ju zotërojnë dhe ju do të jeni trashëgimia e tyre dhe nuk do t'u hiqni më bijtë e tyre".