Ezekiel 16:10-13

Albanian(i) 10 Pastaj të vura të veshësh rroba të qëndisura, të vura sandale prej lëkure baldoseje, të rrethova kokën me li të hollë dhe të mbulova me mëndafsh. 11 Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë në kyçet e dorës dhe një gjerdan në qafë. 12 Të vura një unazë në hundë, vathë te veshët dhe një kurorë të mrekullueshme mbi krye. 13 Kështu u zbukurove me ar dhe argjend dhe u veshe me li të hollë, me mëndafsh dhe me qëndisje. Ti hëngre majë mielli, mjaltë dhe vaj; u bëre shumë, shumë e bukur dhe arrite të mbretërosh.