Exodus 36:20-33

Albanian(i) 20 Pastaj bëri për tabernakullin dërrasat prej druri të akacies, të vendosura më këmbë. 21 Gjatësia e një dërrase ishte dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubit e gjysmë. 22 Çdo dërrasë kishte dy kllapa për të bashkuar njërën dërrasë me tjetrën; kështu ai veproi për të gjitha dërrasat e tabernakullit. 23 Pastaj ai bëri dërrasat për tabernakullin: njëzet dërrasa për krahun jugor; 24 dhe bëri dyzet baza prej argjendi nën njëzet dërrasat: dy baza poshtë çdo dërrase për të dy kllapat e veta. 25 Dhe për anën e dytë të tabernakullit, anën veriore, ai bëri njëzet dërrasa, 26 me dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë. 27 Për pjesën e pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, ai bëri gjashtë dërrasa. 28 Bëri gjithashtu dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit. 29 Këto çiftoheshin poshtë dhe ishin bashkuar lart me një unazë. Kështu veproi për të dy dërrasat, që ndodheshin në të dy qoshet. 30 Kishte, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza nën çdo dërrasë. 31 Bëri gjithashtu disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërit krah të tabernakullit, 32 pesë traversa për dërrasat e krahut tjetër të tabernakullit, dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në perëndim. 33 Pastaj bëri që traversa e qendrës të kalonte në mes të dërrasave, nga njëra anë në tjetrën.