Exodus 31:1-6

Albanian(i) 1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: 2 "Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës; 3 dhe e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarësi, me njohuri dhe çdo shkathtësi, 4 që të jetë i aftë të përgatisë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin, 5 për të gdhendur gurë për t'u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimesh. 6 Dhe ja, i dhashë për shok Oholiabin, të birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri në mendjen e të gjithë njerëzve të shkathët, me qëllim që të mund të bëjnë të gjitha ato që të kam urdhëruar: