Exodus 30:23-29

Albanian(i) 23 "Gjej edhe aromat më të mira: pesëqind sikla mirrë të lëngët, dyqind e pesëdhjetë, domethënë gjysma, cinamon aromatik dhe dyqind e pesëdhjetë kanellë aromatike, 24 pesëqind sikla, në bazë të siklit të shenjtërores, kasie dhe një hin vaj ulliri. 25 Me këto të përgatitësh një vaj për vajosjen e shenjtë, një parfum të prodhuar me artin e parfumierit: ky do të jetë vaji i vajosjes së shenjtë. 26 Me të do të vajosësh çadrën e mbledhjes dhe arkën e dëshmisë, 27 tryezën dhe të gjitha veglat e tij, shandanin dhe të gjitha përdorëset e tij, altarin e temjanit, 28 altarin e olokausteve dhe të gjitha përdorëset e tij, legenin dhe bazën e tij. 29 Do të shenjtërosh kështu këto gjëra dhe do të jenë shumë të shenjta; të gjitha sendet që u përkasin, do të jenë të shenjta.