Exodus 25:12-15

Albanian(i) 12 Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t'i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër. 13 Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t'i veshësh me ar. 14 Pastaj do t'i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur. 15 Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj.