Exodus 25:10-16

Albanian(i) 10 Do të bëjnë, pra, një arkë prej druri të akacies, i gjatë dy kubitë e gjysmë, i gjërë një kubit e gjysmë dhe i lartë një kubit e gjysmë. 11 Do ta veshësh nga brenda dhe nga jashtë; me ar safi dhe sipër do t'i bësh një kurorë ari, që të sillet përqark. 12 Do të shkrish për të katër unaza ari dhe do t'i vësh në katër këmbët e saj: dy unaza nga një anë dhe dy unaza nga ana tjetër. 13 Do të bësh edhe disa shtiza prej druri të akacies dhe do t'i veshësh me ar. 14 Pastaj do t'i kalosh shtizat nëpër unazat e arkës, për ta mbajtur. 15 Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj. 16 Dhe në arkë do të vësh Dëshminë që do të të jap.