Exodus 23:14-17

Albanian(i) 14 Tri herë në vit do të më kremtosh një festë. 15 Do të kremtosh festën e të ndormëve. Shtatë ditë do të hash bukë pa maja, siç të kam urdhëruar, në kohën e caktuar në muajin e Abibit, sepse në atë muaj ti dole nga Egjipti; dhe askush nuk do të paraqitet para meje duarbosh. 16 Do të kremtosh edhe festën e korrjes, të prodhimit të hershëm të punës sate, të asaj që ke mbjellë në ara; si dhe festën e të vjelave, në fund të vitit, kur do të mbledhësh nga arat frytet e punës sate. 17 Tri herë në vit tërë meshkujt do të paraqiten para Perëndisë, Zotit.
Reformed Dating