Exodus 12:24-27

Albanian(i) 24 Zbatojeni, pra, këtë si një porosi të përjetshme për ju dhe për bijtë tuaj. 25 Kur të hyni në vendin që do t'ju japë Zoti, siç e ka thënë, zbatoni këtë rit. 26 Kur bijtë tuaj do t'ju pyesin: "Ç'kuptim ka ky rit për ju?", 27 ju do t'u përgjigjeni: "Kjo është flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi Egjiptasit dhe i fali shtëpitë tona"". Dhe populli u përkul dhe adhuroi.