Deuteronomy 9:21-24

Albanian(i) 21 Pastaj mora objektin e mëkatit tuaj, viçin që kishit bërë, e dogja në zjarr, e copëtova dhe e thërmova në copa shumë të vogla, deri sa e katandisa në pluhur të hollë, dhe e hodha pluhurin në përruan që zbret nga mali. 22 Edhe në Taberah, në Masa dhe në Kibroth-Atavah ju provokuat zemërimin e Zotit. 23 Kur pastaj Zoti ju nisi jashtë Kadesh-Barneas duke thënë: "Ngjituni dhe shtini në dorë vendin që ju dhashë", ju ngritët krye kundër Zotit, Perëndisë tuaj, nuk i besuat dhe nuk iu bindët zërit të tij. 24 U bëtë rebelë kundër Zotit, qysh nga dita që ju kam njohur.