Deuteronomy 26:6-8

Albanian(i) 6 Por Egjiptasit na trajtuan keq, na shtypën dhe na imponuan një skllavëri të rëndë. 7 Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë. 8 Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;