2 Peter 2:18-22

Albanian(i) 18 Sepse ata që shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, nëse përsëri ngatërrohen nga këto dhe munden, gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e para. 19 Sepse do të qe më mirë për ta të mos e kishin njohur udhën e drejtësisë, se sa, pasi e njohën, t'ia kthejnë shpinën urdhërimit të shenjtë që u qe dhënë. 20 Por atyre u ndodhi ç'ka thotë një fjalë e urtë e vërtetë: ''Qeni u kthye në të vjellat e veta'', dhe ''dosa e larë u kthye të zhgërryhet në llucë''. 21 Shumë të dashurit, kjo është e dyta letër që po ju shkruaj; në të cilat po e mbaj zgjuar mendjen tuaj të kthjellët duke iu drejtuar kujtesës suaj, 22 që të mbani mend fjalët që u thanë më parë nga profetët e shenjtë dhe nga urdhërimi i vetë Zotit dhe Shpëtimtarit të transmetuar nga ne apostujt.