1 Thessalonians 4:1-8

Albanian(i) 1 Sepse ju e dini se ç'urdhërime ju lamë nga ana e Zotit Jezus. 2 Sepse ky është vullneti i Perëndisë: shenjtërimi juaj; të hiqni dorë nga kurvëria; 3 që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder, 4 jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë, 5 dhe që askush të mos mashtrojë ose t'ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam. 6 Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim. 7 Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë. 8 Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t'ju shkruaj, sepse ju vetë jeni të mësuar nga Perëndia që të doni njeri tjetrin.