1 Samuel 29:2-4

Albanian(i) 2 Princat e Filistejve ecnin me qindëshet dhe mijëshet e tyre, ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij ecnin në praparojë me Akishin. 3 Atëherë krerët e Filistejve thanë: "Çfarë po bëjnë kështu këta Hebrenj?". Akishi iu përgjegj krerëve të Filistejve: "A nuk është ky Davidi, shërbëtori i Saulit, i mbretit të Izraelit, që ka qenë me mua këto ditë o këto vite? Tek ai nuk kam gjetur asnjë të metë të madhe nga dita e dezertimit të tij e deri më sot!". 4 Por krerët e Filistejve u zemëruan me të dhe i thanë: "Ktheje prapa atë njeri me qëllim që të kthehet në vendin që i ke caktuar. Të mos vijë të luftojë me ne që të mos na bëhet armiku ynë gjatë betejës. Si mund ta rifitojë ai favorin e zotërisë së tij, veçse me kokën e këtyre njerëzve?