1 Kings 21:12-14

Albanian(i) 12 Shpallën agjerimin dhe e ulën Nabothin përpara popullit. 13 Pastaj erdhën dy njerëz të poshtër që u ulën përballë tij; dhe këta dy të poshtër deponuan kundër Nabothit përpara popullit, duke thënë: "Nabothi ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin". Pastaj e çuan jashtë qytetit dhe e vranë me gurë; kështu ai vdiq. 14 Pas kësaj i çuan fjalë Jezebelit: "Nabothi u vra me gurë dhe vdiq".