1 Corinthians 15:3-7

Albanian(i) 3 Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, 4 se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve, 5 edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. 6 Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë. 7 Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve.