1 Corinthians 14:26-32

Albanian(i) 26 Ç'duhet bërë, pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, secili nga ju ka një psalm, një mësim, fjalim në gjuhë tjetër, zbulesë, interpretim, çdo gjë le të bëhet për ndërtim. 27 Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit, dhe një le të interpretojë. 28 Por nëse nuk ka iterpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë. 29 Le të flasin dy a tre profetë, dhe të tjerët të gjykojnë. 30 Por nëse ka një zbulesë ndonjë tjetër që rri ulur, le të heshtë i pari. 31 Sepse të gjithë, njeri pas tjetrit, mund të profetizojnë, që të mësojnë të gjithë dhe të inkurajohen të gjithë. 32 Frymërat e profetëve u nënshtrohen profetëve,