1 Chronicles 6:1-3

Albanian(i) 1 Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari. 2 Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli. 3 Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.