1 Chronicles 16:8-13

Albanian(i) 8 Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bëjini të njohura veprat e tij midis popujve. 9 Këndojini atij, lëvdoheni, mendoni të gjitha mrekullitë e tij. 10 Lëvdohuni me emrin e tij të shenjtë; u gëzofshin zemrat e të gjithë atyre që kërkojnë Zotin! 11 Kërkoni Zotin dhe forcën e tij, kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij! 12 Kujtoni mrekullitë që ka bërë, çuditë e tij dhe gjykimet që kanë dalë nga goja e tij, 13 ju, o stermpa të Izraelit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!