1 Chronicles 16:7-22

Albanian(i) 7 Atë ditë Davidi u besoi për herë të parë Asafit dhe vëllezërve të tij detyrën që të këndonin lëvdata Zotit. 8 Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bëjini të njohura veprat e tij midis popujve. 9 Këndojini atij, lëvdoheni, mendoni të gjitha mrekullitë e tij. 10 Lëvdohuni me emrin e tij të shenjtë; u gëzofshin zemrat e të gjithë atyre që kërkojnë Zotin! 11 Kërkoni Zotin dhe forcën e tij, kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij! 12 Kujtoni mrekullitë që ka bërë, çuditë e tij dhe gjykimet që kanë dalë nga goja e tij, 13 ju, o stermpa të Izraelit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij! 14 Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij i gjejmë mbi të gjithë tokën. 15 Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza, 16 besëlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut, 17 që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme, 18 duke thënë: "Unë do t'ju jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj". 19 kur nuk ishin veçse një numër i vogël, fare i pakët dhe të huaj në vend. 20 Kur shkonin nga një komb në një tjetër, nga një mbretëri në një popull tjetër, 21 ai nuk lejoi që ndokush t'i shtypte; përkundrazi dënoi disa mbretër për dashurinë që ushqente për ta, 22 duke thënë: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi".