1 Chronicles 16:23-33

Albanian(i) 23 Këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës, lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij! 24 Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mrekullitë e tij midis tërë popujve! 25 Sepse Zoti është i madh dhe i denjë të lëvdohet në kulm; ai është me friksuësi nga tërë perënditë. 26 Sepse tërë perënditë e kombeve janë idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejtë. 27 Shkëlqimi dhe madhëria janë para tij, forca dhe gëzimi ndodhen në banesën e tij. 28 Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë. 29 Jepini Zotit zulmin që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani para tij. Bini përmbys para Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij; 30 dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës! Po, bota është e qëndrueshme dhe nuk do të tundet. 31 Le të gëzohen qiejtë dhe toka, dhe le të thonë kombet: "Zoti mbretëron". 32 Le të gjëmojë deti dhe tërë ato që janë në të; 33 atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit, sepse ai vjen të gjykojë tokën.