Bible verses about "ocean" | Albanian

Job 26:10

10 Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.

Psalms 89:9

9 Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson.

Psalms 148:1-14

1 Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta. 2 Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij. 3 Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme. 4 Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë. 5 Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan. 6 Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë. 7 Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane, 8 zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij, 9 mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra; 10 ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë; 11 ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës; 12 të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë. 13 Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë. 14 Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.

Matthew 14:22-26

22 Fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t'i prijnë në bregun tjetër, deri sa ai t'i lëshojë turmat. 23 Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t'u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare. 24 Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt. 25 Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det. 26 Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: ''Éshtë një fantazmë!''. Dhe filluan të bërtasin nga frika;

Genesis 1:26

26 Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe".

Job 12:7-10

7 Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë, 8 ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë. 9 Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto? 10 Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.

Psalms 8:8

8 zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.

Jeremiah 31:35

35 Kështu thotë Zoti, që ka dhënë diellin për dritën e ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë, emri i të cilit është Zoti, i ushtrive.

Psalms 136:6

6 atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.