Bible verses about "morning" | Albanian

Job 1:5

5 Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t'i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtë e mi kanë mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në zemrën e tyre". Kështu bënte Jobi çdo herë.

Psalms 91:11

11 Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

Psalms 90:14

14 Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona.

Isaiah 50:4-5

4 Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt. 5 Zoti, Zoti, më ka hapur veshin dhe unë nuk kam qenë rebel, as jam tërhequr prapa.

Hosea 6:4

4 "Çfarë duhet të bëj me ty, o Efraim? Çfarë duhet të bëj me ty, o Judë? Dashuria juaj është si një re e mëngjesit, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt.

Galatians 5:1

1 Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.

Proverbs 3:1-35

1 Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia, 2 sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje. 3 Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate; 4 do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve. 5 Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; 6 pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. 7 Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja; 8 kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua. 9 Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke; 10 hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht. 11 Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij, 12 sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen. 13 Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen. 14 Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar. 15 Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të. 16 Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj. 17 Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja. 18 Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje. 19 Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë. 20 Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë. 21 Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit. 22 Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde. 23 Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet. 24 Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël. 25 Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë, 26 sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak. 27 Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh. 28 Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme. 29 Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty. 30 Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe. 31 Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij, 32 sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm. 33 Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve. 34 Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit. 35 Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.

John 1:1-51

1 Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. 2 Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. 3 Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë. 4 Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve. 5 Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi. 6 Qe një njeri i dërguar nga Perendia; emri i tij ishte Gjon. 7 Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar për dritën, që të gjithë të besonin nëpërmjet tij; 8 ai nuk ishte drita, por u dërgua për të dëshmuar për dritën. 9 Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë. 10 Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu. 11 Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan, 12 por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, 13 të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia. 14 Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë. 15 Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë: ''Ky është ai, për të cilin thashë: "Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje"''. 16 Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir. 17 Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit. 18 Askush s'e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t'Et, është ai që e ka bërë të njohur. 19 Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: ''Kush je ti?''. 20 Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: ''Unë nuk jam Krishti''. 21 Atëherë ata e pyetën: ''Kush je, pra? A je Elia?''. Ai tha: ''Nuk jam!''. ''Je ti profeti?''. Dhe ai përgjigjej: ''Jo!''. 22 Atëherë ata i thanë: ''Kush je ti, që t'u japim përgjigje atyre që na dërguan? Ç'thua për veten tënde?''. 23 Ai u përgjigj: ''Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia''. 24 Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga farisenjtë; 25 ata e pyetën dhe i thanë: ''Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?''. 26 Gjoni iu përgjigj atyre, duke thënë: ''Unë pagëzoj me ujë, por midis jush është një që ju nuk e njihni. 27 Ai është ai që vjen pas meje e më paraprin, të cilit unë nuk jam i denjë t'ia zgjidh lidhësen e sandaleve''. 28 Këto gjëra ndodhën në Betabara, përtej Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte. 29 Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: ''Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës! 30 Ky është ai për të cilin unë thashë: "Mbas meje vjen një burrë që më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje!". 31 Unë nuk e njihja, prandaj erdha të pagëzoj me ujë, që ky t'i zbulohet Izraelit''. 32 Dhe Gjoni dëshmoi duke thënë: ''E pashë Frymën duke zbritur nga qielli si një pëllumb dhe ndenji mbi të. 33 Unë nuk e njihja, por ai që më dërgoi të pagëzoj në ujë, më tha: "Ai, mbi të cilin do të shikosh se zbret Fryma dhe qëndron mbi të, është ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë". 34 Dhe unë pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë''. 35 Të nesërmen Gjoni rrinte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet. 36 Dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin që po kalonte, tha: ''Ja Qengji i Perëndisë!''. 37 Dhe të dy dishepujt dëgjuan atë duke folur, dhe e ndoqën Jezusin. 38 Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: ''Ç'kërkoni?''. Ata i thanë: ''Rabbi (që e përkthyer do të thotë "mësues"), ku banon?''. 39 Ai iu përgjigj atyre: ''Ejani e shikoni''. Ata shkuan dhe e panë ku banonte ai, dhe ndenjën atë ditë bashkë me të. Ishte rreth orës dhjetë. 40 Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, ishte një nga ata të dy që e kishin dëgjuar këtë nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jezusin. 41 Ky gjeti më të parin vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: ''E gjetëm Mesian që përkthyer do të thotë: "Krishti"''; 42 dhe e çoi te Jezusi. Atëherë Jezusi e shikoi dhe tha: ''Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do të quhesh Kefa, që do të thotë: "gur"''. 43 Të nesërmen, Jezusi donte të dilte në Galile; gjeti Filipin dhe i tha: ''Ndiqmë!''. 44 Dhe Filipi ishte nga Betsaida, nga i njejti qytet i Andreas dhe i Pjetrit. 45 Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: ''E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj dhe profetët: Jezusin nga Nazareti, të birin e Jozefit!''. 46 Dhe Natanaeli i tha: ''A mund të dalë diçka e mirë nga Nazareti?''. Filipi i tha: ''Eja e shih!''. 47 Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha për të: ''Ja një Izraelit i vërtetë, tek i cili s'ka mashtrim''. 48 Natanaeli i tha: ''Nga më njeh?''. Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Të pashë kur ishe nën fik, para se të të thërriste Filipi''. 49 Natanaeli duke iu përgjigjur tha: ''Mësues, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!''. 50 Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Sepse të thashë se të pashë nën fik, ti beson; do të shohësh gjëra më të mëdha se këto!''. 51 Pastaj i tha: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se tash e tutje ju do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut''.

Job 38:12

12 Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,

Psalms 130:6

6 Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

Psalms 30:5

5 sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.

Psalms 5:3

3 O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim; në mëngjes do ta lartoj drejt teje lutjen time dhe do të pres,

Lamentations 3:22-23

22 Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. 23 Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote.

Psalms 143:8

8 Më bëj të ndjej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.