Bible verses about "laziness" | Albanian

Proverbs 19:15

15 Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.

Proverbs 12:24

24 Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t'i nënshtrohet punës së detyrueshme.

Proverbs 6:6

6 Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

Proverbs 26:13-16

13 Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!". 14 Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij. 15 Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja. 16 Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.

Proverbs 14:23

23 Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.

John 5:17

17 Por Jezusi u përgjigj atyre: ''Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj''.

James 1:22

22 ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte.

2 Thessalonians 3:11-12

11 Këta i porosisim dhe i bëjmë thirrje në Zotin tonë Jezu Krisht, që të hanë bukën e tyre duke punuar shtruar. 12 Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.

James 4:17

17 Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja.

Hebrews 13:16

16 Lutuni për ne, sepse ne besojmë se kemi ndërgjegje të mirë, duke dashur të sillemi mirë në çdo gjë.

Proverbs 21:25

25 Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.

Proverbs 24:30-34

30 Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s'ka mend; 31 dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur. 32 Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim: 33 të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar; 34 kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

Proverbs 20:4

4 Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.

Proverbs 20:13

13 Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh.

Proverbs 18:9

9 Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.

1 Timothy 5:8

8 Një e ve të regjistrohet në listën e vejushave, po të jetë jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, të ketë qenë bashkëshorte e një burri të vetëm,

Proverbs 10:4

4 Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.

2 Thessalonians 3:10

10 Në fakt dëgjojmë se disa prej jush që ecin në mënyrë të çrregullt, nuk bëjnë asgjë dhe merren me gjëra të kota.

Colossians 3:23

23 duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.

Proverbs 13:4

4 Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.