Bible verses about "flowers" | Albanian

1 Kings 6:18

18 Pjesa e brendshme e tempullit ishte prej kedri të gdhendur me sfera dhe me lule të çelura; çdo gjë ishte prej kedri dhe nuk dukej asnjë gur.

Job 14:2

2 Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.

Job 40:21

21 ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.

Psalms 104:24

24 Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.

Psalms 103:15

15 Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës;

Song of Songs 2:2

2 Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave.

Song of Songs 2:12

12 Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.

Isaiah 35:1

1 Shkretëtira dhe toka e thatë do të gëzohen, vetmia do të gëzohet dhe do të lulëzojë si trëndafili;

Matthew 6:28

28 Pse shqetësoheni për veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakët e fushës: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin;

Luke 12:27

27 Vini re si rriten zambakët: ata nuk punojnë dhe nuk tjerrin; megjithëatë unë po ju them se as Salomoni, në gjithë lavdinë e vet, nuk qe i veshur si një nga ata.

1 Peter 1:24

24 Hiqni tej, pra, çdo ligësi dhe çdo mashtrim, hipokrizitë, smirat dhe çdo shpifje,

Psalms 103:15-16

15 Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës; 16 në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.

John 12:12-13

12 Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem, 13 mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: ''Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!''.

Matthew 6:28-29

28 Pse shqetësoheni për veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakët e fushës: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin; 29 dhe unë, pra, po ju them se Salomoni vetë, me gjithë lavdinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë nga ata.

Song of Songs 2:1

1 Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave.

Isaiah 40:8

8 Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë".

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.