Bible verses about "destruction" | Albanian

Proverbs 1:1-33

1 Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit, 2 për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura; 3 për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri, 4 për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut. 5 I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta, 6 për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta. 7 Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin. 8 Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate, 9 sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde. 10 Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano, 11 në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak; 12 le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë; 13 ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka; 14 ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme"; 15 biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre, 16 sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak. 17 Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh; 18 por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre. 19 Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë. 20 Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe; 21 ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit; 22 "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t'ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen? 23 Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t'ju bëj të njohura fjalët e mia. 24 Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje, 25 përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time, 26 edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani, 27 kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi. 28 Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë. 29 Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit, 30 nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia. 31 Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre. 32 Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk; 33 por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".

Psalms 58:10

10 I drejti do të gëzohet duke parë hakmarrjen; do të lajë këmbët në gjakun e të pabesit.

Psalms 97:2-7

2 Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij. 3 Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark. 4 Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet. 5 Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës. 6 Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij. 7 U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.

1 Timothy 6:9

9 Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.

Philippians 3:19

19 Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,

John 3:16

16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Matthew 10:28

28 Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t'ua humbë shpirtin dhe trupin në Gehena.

Matthew 7:13-14

13 Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. 14 Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.