Psalms 138:8 Cross References - Albanian

8 Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua.

Job 10:3

3 A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?

Job 10:8

8 Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.

Job 14:15

15 Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.

Psalms 57:2

2 Unë do t'i thërras Perëndisë, Shumë të Lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua.

Psalms 71:6-9

6 Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im. 7 Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë. 8 Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën. 9 Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.

Psalms 71:17-18

17 O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua. 18 Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.

Psalms 100:3

3 Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.

Psalms 100:5

5 Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.

Psalms 103:17

17 Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,

Psalms 136:1

1 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.

Isaiah 26:12

12 O Zot, ti do të vendosësh paqen për ne, sepse ti kryen për ne çdo vepër tonën.

Isaiah 42:16

16 Do t'i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t'i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t'i braktis.

Isaiah 43:21

21 Populli që kam formuar për vetë do të shpallë lëvdimet e mia.

Jeremiah 32:39-40

39 Do t'u jap një zemër të vetme, një rrugë të vetme, me qëllim që të kenë frikë nga unë përjetë për të mirën e tyre dhe të bijve të tyre. 40 Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t'u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin.

John 15:2

2 Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.

Romans 5:10

10 Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.

Romans 8:28-30

28 Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. 29 Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve. 30 Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi.

Philippians 1:6

6 Dhe është e drejtë që unë të ndjej këto për ju të gjithë, sepse ju kam në zemër, sepse ju si në vargonjtë e mi ashtu edhe në mbrojtjen dhe në vërtetimin e ungjillit jeni të gjithë pjestarë me mua të hirit.

1 Thessalonians 5:24

24 Vëllezër, lutuni për ne.

1 Peter 1:3-5

3 që nga fuqia e Perëndisë me anë të besimit jeni të ruajtur, për shpëtimin gati për t'u zbuluar në kohët e fundit. 4 Për këtë gëzohuni, ndonëse, në qoftë se duhet, për pak kohë, tani duhet të trishtoheni nga prova të ndryshme, 5 që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit,

1 Peter 4:19

19 ruani tufën e Perëndisë që është midis jush, duke e mbikqyrur jo me detyrim, por me dëshirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë,

Jude 1:1

1 mëshira, paqja dhe dashuria u shumoftë në ju.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.