Proverbs 12:26 Cross References - Albanian

26 I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.

Psalms 16:3

3 Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.

Psalms 18:12-13

12 Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, brësher dhe thëngjij. 13 Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.

Proverbs 12:13

13 Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë.

Proverbs 17:27

27 Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.

Matthew 5:46-48

46 Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit? 47 Dhe nëse përshendetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit? 48 Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej''.

Luke 6:32-36

32 Por po t'i doni ata që ju duan, ç'meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan. 33 Dhe në se u bëni të mirë atyre që ju bëjnë të mirë, çfarë merite do të keni nga kjo? Të njëjtën gjë bëjnë edhe mëkatarët. 34 Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t'jua kthejnë, çfarë merite do të keni nga kjo? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t'u kthehet aq sa dhanë. 35 Por ju t'i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët. 36 Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm.

James 1:13-14

13 Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen. 14 Mos u mashtroni, vëllezërit e mi shumë të dashur;

1 Peter 2:18-21

18 Sepse çfarë lavdie do të ishte po të duronit në qoftë se ju rrahin sepse keni bërë faje? Ndërsa, po të bëni të mirë dhe të duroni vuajtje, kjo është hir para Perëndisë. 19 Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij. 20 ''Ai nuk bëri asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë mashtrim në gojë të tij''. 21 Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht.

2 Peter 2:18-22

18 Sepse ata që shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, nëse përsëri ngatërrohen nga këto dhe munden, gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e para. 19 Sepse do të qe më mirë për ta të mos e kishin njohur udhën e drejtësisë, se sa, pasi e njohën, t'ia kthejnë shpinën urdhërimit të shenjtë që u qe dhënë. 20 Por atyre u ndodhi ç'ka thotë një fjalë e urtë e vërtetë: ''Qeni u kthye në të vjellat e veta'', dhe ''dosa e larë u kthye të zhgërryhet në llucë''. 21 Shumë të dashurit, kjo është e dyta letër që po ju shkruaj; në të cilat po e mbaj zgjuar mendjen tuaj të kthjellët duke iu drejtuar kujtesës suaj, 22 që të mbani mend fjalët që u thanë më parë nga profetët e shenjtë dhe nga urdhërimi i vetë Zotit dhe Shpëtimtarit të transmetuar nga ne apostujt.

1 John 2:26

26 Edhe tani, djema, qëndroni në të që, kur të shfaqet ai, ne të mund të kemi besim, dhe në ardhjen e tij të mos turpërohemi para Tij.

Revelation 12:9

9 Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: ''Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.

Revelation 13:14

14 dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t'i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.