Joshua 21:3 Cross References - Albanian

3 Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve, duke i marrë nga trashëgimia e tyre, qytetet që vijojnë bashkë me toka për kullotë, simbas urdhrit të Zotit.

Genesis 49:7

7 Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qënë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qënë mizor! Unë do t'i ndaj te Jakobi dhe do t'i shpërndaj te Izraeli.

Deuteronomy 33:8-10

8 Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, që ti provove në Masa dhe me të cilin je grindur në ujërat e Meribës. 9 Ai thotë për të atin dhe për të ëmën: "Unë nuk i kam parë"; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde. 10 Ata u mësojnë dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tënd Izraelit; vënë temjanin para teje dhe tërë olokaustin mbi altarin tënd.

1 Chronicles 6:54-81

54 Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve; 55 atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur; 56 por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut. 57 Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë, 58 Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë, 59 Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë. 60 Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë. 61 Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit. 62 Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit. 63 Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit. 64 Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë. 65 Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit. 66 Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit. 67 Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë, 68 Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë, 69 Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë. 70 Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit. 71 Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë. 72 Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë, 73 Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë. 74 Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë, 75 Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë. 76 Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë. 77 Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë. 78 Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë, 79 Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë. 80 Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë, 81 Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.