Jeremiah 23:24 Cross References - Albanian

24 A mundet dikush të fshihet në vende të fshehta në mënyrë që unë të mos e shoh?", thotë Zoti. "A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën?", thotë Zoti.

Genesis 16:13

13 Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: "Ti je El-Roi", sepse tha: "A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?".

1 Kings 8:27

27 Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë dhe aq më pak ky tempull që kam ndërtuar!

2 Chronicles 2:6

6 Po kush do të jetë në gjendje t'i ndërtojë një tempull me qenë se qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk janë në gjendje ta nxenë? E kush jam unë që t'i ndërtoj një tempull, qoftë edhe vetëm për të djegur temjan para tij?

2 Chronicles 6:18

18 Por a është në fakt e vërtetë që Perëndia banon me njerëzit në tokë? Ja, qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk mund të të nxënë, aq më pak ky tempull që unë kam ndërtuar!

Job 22:13-14

13 Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur? 14 Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve".

Job 24:13-16

13 Të tjerë janë armiq të dritës, nuk njohin rrugët e saj dhe nuk qëndrojnë në shtigjet e saj. 14 Vrasësi ngrihet në të gdhirë, për të vrarë të varfrin dhe nevojtarin; natën përkundrazi sillet si vjedhësi. 15 Syri i shkelësit të kurorës bashkëshortore pret muzgun duke menduar: "Askush nuk do të më shohë", dhe vë një vel mbi fytyrën e tij. 16 Natën depërtojnë nëpër shtëpitë; ditën rrinë mbyllur; nuk e njohin dritën.

Psalms 10:11

11 Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë".

Psalms 90:8

8 Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.

Psalms 139:7

7 Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?

Psalms 139:11-16

11 Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje: 12 terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty. 13 Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime. 14 Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë. 15 Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës. 16 Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.

Psalms 148:13

13 Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.

Proverbs 15:3

3 Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.

Isaiah 29:15

15 Mjerë ata që shkojnë në vende të thella për t'ia fshehur Zotit planet e tyre, që i bëjnë veprat e tyre në terr dhe thonë: "Kush na sheh? Kush na njeh?"

Isaiah 57:15

15 Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i "Shenjti": "Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur nga fryma, për të ngjallur frymën e të përulurve, për të ngjallur frymën e të penduarve.

Isaiah 66:1

1 Kështu thotë Zoti: "Qielli është froni im dhe toka është mbështetësja e këmbëve të mia. Ku është, pra, shtëpia që mund të më ndërtoni dhe ku është vendi i çlodhjes sime?

Jeremiah 49:10

10 Por unë do ta zbuloj Ezaun dhe do të gjej vendet e fshehta të tij, dhe ai nuk do të mund të fshihet më. Pasardhësit të tij, vëllezërit e tij dhe fqinjët e tij do të shkatërrohen, dhe ai nuk do të jetë më.

Ezekiel 8:12

12 Pastaj më tha: "Bir njeriu, a ke parë atë që bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e figurave të tij? Në fakt thonë: "Zoti nuk na shikon, Zoti e ka braktisur vendin"".

Ezekiel 9:9

9 Ai m'u përgjigj: "Paudhësia e shtëpisë së Izraelit dhe asaj të Judës është jashtëzakonisht e madhe; vendi është plot gjak dhe qyteti plot me korrupsion. Në fakt thonë: "Zoti e ka braktisur vendin, Zoti nuk shikon".

Daniel 4:35

35 Tërë banorët e dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t'ia ndalë dorën ose t'i thotë: "Çfarë po bën?".

Amos 9:2-3

2 Edhe sikur të depërtojnë në Sheol, dora ime do t'i shkëpusë që andej; edhe sikur të ngjiten në qiell, unë do t'i tërheq poshtë që andej. 3 Edhe sikur të fshiheshin në majë të Karmelit, unë do t'i gjej dhe do t'i marr; edhe sikur t'i fshiheshin shikimit tim në fund të detit, atje do të urdhëroj gjarpërin t'i kafshojë;

Ephesians 1:23

23 Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate,

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.