James 2:16 Cross References - Albanian

16 Po dikush do të thotë: ''Ti ke besimin, dhe unë kam veprat''; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.

Job 22:7-9

7 Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit. 8 Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar. 9 E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.

Proverbs 3:27-28

27 Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh. 28 Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme.

Matthew 14:15-16

15 Pastaj në mbrëmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''Ky vend është i shkretë dhe u bë vonë; lejo turmat të shkojnë nëpër fshatra për të blerë ushqime''. 16 Por Jezusi u tha atyre: ''Nuk është nevoja të shkojnë; u jepni juve të hanë''.

Matthew 15:32

32 Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha: ''Unë kam mëshirë për turmën, sepse u bënë tri ditë që rri me mua dhe nuk ka asgjë për të ngrënë; nuk dua t'i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës''.

Matthew 25:42-45

42 Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë, 43 isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni". 44 Atëherë edhe ata do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?". 45 Atëherë ai do t'u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".

Romans 12:9

9 Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.

2 Corinthians 8:8

8 Këtë nuk e them si urdhër, por që me anë të kujdesit të të tjerëve të vë në sprovë sinqeritetin e dashurisë suaj.

1 John 3:16-18

16 Djema të rinj, të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë. 17 Dhe nga kjo ne dimë se jemi në të vërtetën dhe do t'i bindim zemrat tona para atij; 18 sepse, po të na dënojë zemra jonë, Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe njeh çdo gjë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.