Genesis 1:6 Cross References - Albanian

6 Pastaj Perëndia tha: "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t'i ndajë ujërat nga ujërat".

Genesis 1:14

14 Pastaj Perëndia tha: "Të ketë ndriçues në kupën qiellore për të ndarë ditën nga nata; dhe të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet;

Genesis 1:20

20 Pastaj Perëndia tha: "Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore".

Genesis 7:11-12

11 Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në muajin e dytë dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, në atë ditë tërë burimet e humnerës së madhe shpërthyen dhe kataraktet e qiellit u hapën. 12 Dhe ra shi mbi tokë për dyzet ditë dhe dyzet net.

Job 26:7-8

7 Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin. 8 I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.

Job 26:13

13 Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.

Job 37:11

11 I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota.

Job 37:18

18 Vallë a e ke shtrirë ti bashkë me të kupën qiellore, duke e bërë të fortë si një pasqyrë prej metali të shkrirë?

Job 38:22-26

22 Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit 23 që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës? 24 Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë? 25 Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve, 26 që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,

Psalms 19:1

1 Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.

Psalms 33:6

6 Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.

Psalms 33:9

9 Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.

Psalms 104:2

2 Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër;

Psalms 136:5-6

5 atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 6 atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

Psalms 148:4

4 Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.

Psalms 150:1

1 Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.

Ecclesiastes 11:3

3 Në rast se retë janë plot me shi, e derdhin mbi tokë; dhe në rast se një dru bie në jug apo në veri, ai mbetet aty ku bie.

Jeremiah 10:10

10 Por Zoti është Perëndia i vërtetë, ai është Perëndia i gjallë dhe mbreti i përjetshëm. Para zemërimit të tij toka dridhet dhe kombet nuk mund të qëndrojnë përpara indinjatës së tij.

Jeremiah 10:12-13

12 Ai bëri tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e tij. 13 Kur nxjerr zërin e tij ka një zhurmë ujërash në qiell; ai i bën avujt të ngjiten nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun dhe nxjerr erën nga rezervuaret e tij.

Jeremiah 51:15

15 Ai ka bërë tokën me fuqinë e tij, ka vendosur botën me diturinë e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarësinë e tij.

Zechariah 12:1

1 Orakulli i fjalës të Zotit lidhur me Izraelin. Kështu thotë Zoti që i ka shpalosur qiejt, që ka hedhur themelet e dheut dhe ka formuar frymën e njeriut përbrenda tij:

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.