Romans 2:17-20

Albanian(i) 17 Ja, ti quhesh Jude, bazohesh mbi ligjin dhe lëvdohesh në Perëndinë, 18 njeh vullnetin e tij dhe dallon gjërat e rëndësishme, duke qenë i mësuar prej ligjit, 19 dhe je i bindur se je prijësi i të verbërve, drita e atyre që janë në errësirë, 20 udhëzues i të marrëve, mësues i të miturve, sepse ke formën e njohurisë dhe të së vërtetës në ligj.