Psalms 71:6-9

Albanian(i) 6 Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im. 7 Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë. 8 Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën. 9 Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.