Psalms 136:5-9

Albanian(i) 5 atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 6 atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 7 atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 8 diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë, 9 hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.