Proverbs 12

Albanian(i) 1 Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla. 2 Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija. 3 Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë. 4 Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij. 5 Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi. 6 Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t'i çlirojë. 7 Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë. 8 Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet. 9 Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë. 10 I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore. 11 Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend. 12 I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt. 13 Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë. 14 Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij. 15 Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë. 16 Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin. 17 Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime. 18 Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim. 19 Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast. 20 Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim. 21 Asnjë e keqe nuk do t'i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe. 22 Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij. 23 Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre. 24 Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t'i nënshtrohet punës së detyrueshme. 25 Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë. 26 I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin. 27 Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme. 28 Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.