Mark 10:5-12

Albanian(i) 5 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull; 6 por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër. 7 Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij; 8 dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm. 9 Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!''. 10 Dhe në shtëpi dishepujt e vet e pyetën përsëri për këtë çështje. 11 Atëherë ai u tha atyre: ''Ai që lë gruan e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën me të. 12 Po ashtu, nëse gruaja lë burrin e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën.