Joshua 19:40-48

Albanian(i) 40 Pjesa e shtatë që u hodh me short i ra fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre. 41 Territori i trashëgimisë së tyre përfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin, 42 Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun, 43 Elonin, Timnathahun, Ekronin, 44 Eltekehun, Gibethonin, Baalathin, 45 Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin, 46 Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin që shtrihej përpara Jafos. 47 Por territori i bijve të Danit u shtri matanë këtyre kufijve, sepse bijtë e Danit shkuan për të luftuar kundër Leshemit; e pushtuan dhe vranë me shpatë banorët e tij; kështu e pushtuan, u vendosën aty dhe i vunë emrin Dan, nga emri i atit të tyre. 48 Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Danit, simbas familjeve të tyre, këto qytete me fshatrat e tyre.