Job 23:3-7

Albanian(i) 3 Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij! 4 Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente. 5 Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë. 6 A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje. 7 Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.