Job 12:16-20

Albanian(i) 16 Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron. 17 Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend. 18 Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre. 19 I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit. 20 I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.