1 Chronicles 27:16-22

Albanian(i) 16 Përveç këtyre, të parët e fiseve të Izraelit ishin këta që vijojnë: i pari i Rubenitëve ishte Eliezeri, bir i Zikrit; i pari i Simeonitëve, Shefatiahu, bir i Maakahut; 17 i pari i Levitëve, Hashabiahu, bir i Kemuelit; i pari i Aaronit, Tsadoku; 18 i pari i Judës, Elihu, një ndër vëllezërit e Davidit, i pari i Isakarit, Omri, bir i Mikaelit; 19 i pari i Zabulonit, Ismajahu, bir i Obadiahut, i pari i Neftalit, Jerimothi, bir i Azrielit; 20 i pari i bijve të Efraimit, Hoshea, bir i Azariahut, i pari i gjysmës së fisit të Manasit, Joeli, bir i Pedajahut; 21 i pari i gjysmës së fisit të Manasit në Galaad, Ido, bir i Zakarias; i pari i Beniaminit, Jaasieli, bir i Abnerit; 22 i pari i Danit, Azareeli, bir i Jerohamit. Këta ishin të parët e fiseve të Izraelit.